E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protestuesja kundër rrymës: Kërkon dialog me Ramën, përplaset ashpër me turmën
Lajme

Protestuesja kundër rrymës: Kërkon dialog me Ramën, përplaset ashpër me turmën

Një moment tensioni është regjistruar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Kryeministrisë, ku një prej protestueseve ka shprehur qëndrimin pro dialogut me kryeministrin Edi Rama, duke u përplasur verbalisht me pjesëmarrësit e tjerë.

Ndërsa shumica e protestuesve kanë kundërshtuar ftesën e kreut të qeverisë për bisedime, qëndrimi i gruas ka shkaktuar debat mes të pranishmëve. Në pamjet e publikuara nga protesta, ajo shihet duke diskutuar me tone të larta me protestues të tjerë, të cilët nuk kanë qenë dakord me idenë e dialogut.

Edhe këtë të mërkurë, para godinës së Kryeministrisë janë vendosur karrige me synimin për të zhvilluar një takim mes përfaqësuesve të protestës dhe kryeministrit. Por, ashtu si një ditë më parë, kjo nismë është kundërshtuar nga protestuesit, të cilët kanë refuzuar ftesën dhe kanë larguar karriget e vendosura për dialog.

Ngjarja vjen në ditën e nëntë të protestës studentore, ku kërkesa kryesore e artikuluar nga pjesëmarrësit është dorëheqja e Edi Ramës. Lëvizjes i janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë nisur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike.

Debati mes protestueses dhe pjesëmarrësve të tjerë tregon se, krahas kundërshtimit të ftesës për dialog, gjatë tubimit ka pasur edhe qëndrime të ndryshme mbi mënyrën se si duhet të vijojë përballja me qeverinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.