Bylykbashi: Nuk e kemi ngrënë karremin e Edi Ramës
Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD në tryezën për Reformën Zgjedhore shprehet se fakti që opozita është në tryezë tregon se ajo nuk e ka ngrënë karremin e kryeministrit Rama.
Në emisionin “Tempora”, Bylykbashi tha se ekspertët po punojnë që deri më 31 maj të arrihet maksimumi për Reformën Zgjedhore.
“Ne jemi sot në tryezë pasi nuk e kemi ngrënë karremin e Edi Ramës. Rama po përpiqet që krijojë situata të përplasjes dhe të thyerjes, duket sikur po bën diçka, por është reaktive në atë që po ndodh. Sondazhet po i dalin jashtë kontrolleve, ekonomia është në rrënim. Jemi aty që të punojmë deri në 31 maj që të arrijmë maksimumin e marrëveshjeve”, u shpreh Oerd Bylykbashi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



