E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kultivim të lendës narkotike dhe armëbajtje pa leje, arrestohen dy persona në Kukës
Lajme

Kultivim të lendës narkotike dhe armëbajtje pa leje, arrestohen dy persona në Kukës

Policia e Kukësit ka arrestuar ditën e sotme dy persona të akuzuar për armëbajtje pa leje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije së në pranga kanë rënë A. C., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe K. E., 20 vjeç, banues në fshatin Zall-Reç, Dibër.

Sakaq, Uniforma Blu si provë materiale ka sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë.

Njoftimi policisë:

Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Asgjësohen fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.

Gjatë kontrollit sekuestrohet dhe një armë zjarri kallashnikov, me një sasi fishekësh luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetas, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Strukturat e DVP Kukës, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit A. C., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe K. E., 20 vjeç, banues në fshatin Zall-Reç, Dibër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në fshatin Barr, në vendin e quajtur “Kepat e Bardhë”, kanë kultivuar fidanë e kubikë me fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në vendin ku u kapën në flagrancë këta dy shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe disa fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike, në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.