E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Baton Haxhiu për Bashën: Ka ambicie korrekte politike
Publik News

Baton Haxhiu për Bashën: Ka ambicie korrekte politike

Gazetari Baton Haxhiu, ka vlerësuar kreun e PD-së, Lulzim Bashën, ndërsa e cilësoi  “shembull të një lideri opozitar”.

i ftuar në emisionin “Opinon”, Haxhiu u shpreh se Basha është një lider i cili ka ambicie korrekte politike, që dha një mesazh interesant.

“Më bëri përshtypje tek Basha. Një gjuhë jashtëzakonisht korrekte, një njeri që dha shembull të një lideri opozitar, se si ndërtohet diskursi i të ardhmes. Shikojeni se si e përfundoi intervistën, në mënyrë jashtëzakonisht korrekte, një ndër të rralla gjëra, që nuk është gjuhë për votuesit. Ai tha, shqiptarëve do t’ju premtoj një Shqipëri normale, një jetë normale, jo gjëra të cilat nuk mund t’i realizoj. Një lider i cili ka ambicie korrekte politike dha një mesazh jashtëzakonisht interesant. Kjo më bëri shpresëdhënës“, tha gazetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.