O Veli nuk mjafton dorëheqja jote!
Naim Noka
Dhuna ndaj nje 15 vjeçari nuk ka justifikim. Kur e mendon që jeni drejtues i policisë së shtetit , është për të vënë kujën. Si ka mundësi që edhe drejtuesi me i lartë i policise së shtetit jo vetem nuk ja ka idenë kush tallet me videot që i servirin por dhunon publikisht dy herë 15 vjeçarin. Një e herë e zhdëp në dru me policët druvarë, heren e dytë e fyen dhe poshtëron në sy të shokëve, të prindërve, gjyshes dhe gjyshit. Po të doni edhe në sytë e asaj gocës që i riu dashuron.
Kaq mjafton për mua që niveli juaj lë shumë për të dëshiruar. Ndërsa raporti i kryepolicit me ligjin dhe moralin shoqëror me e pakta është skandaloze. E para sepse paguhesh nga taksat tona për të zbaruar ligjin si drejtues i policisë dhe jo për rë poshtëruar qytetaren, që në këtë rast e dhunove ose nga padija jote duke përdorur videot budallaqe që të kanë servirur vartësit e tu, ose me keqdashje dhe kjo është me e rëndë.
Nuk është e drejtë që ke bërë shoferin për Eskobarit të Ballkanit , Klement Balili duke e qerasur më biftek e verë të mirë rrugës për Tiranë, ndërsa nënën e qytetarit që e zhdëpe në dru, e përgojon si politikan i keq me video. Prandaj me lejo të them vetem pak fjalë pasi nuk të kam takuar e as nuk të njoh fare. Bëj një nder policisë, dhe shtetit: Jep dorëheqje dhe kërkoj falje me video nënës së 15 vjeçarit të dhunuar. Bëje video dhe jepja medias.
Do të krijoje një standart dhe do ti bëje nder shtetit, shoqërisë dhe me shumë do ti bēje nder Sandër Lleshajt. Edhe Ramës shumë nder do ti bëje. Kur mbërrin deri në këto kufij marrëzie para shoqêrisë kaq hapur dhe ditën për diell, çfarë mund të presin bablokët e vegjël që komandoni ju zoti Drejtor i Policisë sê Shtetit?! Po çfarë garancie do kemi që ministri dhe qeveria nuk do të të përdorin në procesin zgjedhor?! A mund të besojmë përgjimet me ligiin që Rama do të kalojë tani në parlament? Ti do të përgjoje edhe nënën e 15 vjeçarit për të mesuar vertetësinë e videos që nxore sot…
Pyetjet janë të shumta . Veli i dashur, lërja vendin një tjetri. Ke për tu mbajtur mend gjatë nëse je burrë dhe jep dorëheqje. Tregoi dhe shefit të madh se nderi dhe dinjiteti nuk blihen e as shiten. E di që nuk do ta bësh po fundja në emër të taksave të mia që merr rrogën në fund të muajit më takon ta kërkoj që ti të ikësh. Ik Veli! Mos u bëj politikan shqiptar ….
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



