E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policëve dhe fotot e sherrit te “313”: Për 10 ditë jemi jashtë…
Publik News

Zbardhen kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policëve dhe fotot e sherrit te “313”: Për 10 ditë jemi jashtë…

Zbardhet dosja e bandës së Avdylajve dhe fotot e tyre te burgu “313”, kur përplasen me policinë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala zbulohen dhe kërcënimet që anëtarët e bandës “Avdylaj” iu drejtojnë policëve.

Me poshte mund te lexoni një pjesë të këtyre kërcënimeve me jetë, ku në një moment një anëtar i bandës iu thotë policëve ta mbajnë mend fytyrën e tij, pasi do t’i heqë qafe.

“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policiëve në burgun e sigurusë së lartë.

Një ditë më parë, gazatarja Lala raportoi se drejtori i Burgjeve kishte urdhëruar izolimin në një sektor të posaçëm të anëtarëve të bandës “Avdylaj”, pas sherrit së këtyre të fundit me policinë dhe një shtetas italian.

Nga ana e saj, Gjykata e Tiranës doli pasditen e djeshme kundër vendimit të drejtorit të Burgjeve, Agim Ismaili, për izolimin e Avdylajve, duke e cilësuar këtë një vendim jo të drejtë në përputhje me ligjin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.