E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin brenda Këshillit Politik
Publik News

Përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA takim me Gjiknurin dhe Bylykbashin brenda Këshillit Politik

Tjetër zhvillim i papritur në mbledhjen e Këshillit Politik ku përfaqësuesit e partive politike në vend po diskutojnë për të rënë dakort për reformën zgjedhore.

Mësohet se pak çaste më parë, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në këtë takim ka tërhequr në një takim mënjanë përfaqësuesit e PS dhe PD, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Në këtë takim nuk janë të pranishëm Petrit Vasili i LSI dhe Rudina Hajdari si përfaqësuese e opozitës parlamentare.

Ambasadorja Yuri Kim ka insistuar që palët të arrijnë në një marrëveshje brenda ditës së sotme, që është edhe afati i fundit i vendosur nga vetë palët.

Pak më herët burime nga PD bënë me dije se opozita e bashkuar ka dorëzuar në tryezën e diskutimeve të gjitha propozimet dhe insiston kushti për “qeverinë kujdestare”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.