Të veshur si policë, autorët ishin 4! DETAJE TË REJA për atentatin në Laç, 21-vjeçari shkoi hoqi “uniformën” në shtëpi e më pas iku në spital
TIRANË- Janë zbardhur detaje nga vrasja e dyfishtë në Laç, ku të vdekur mbetën biznesmenët Paulin (Gjergji) Markaj dhe Bujar (Hasani) Lika. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report TV se autorët e atentatit kanë qenë katër persona, mes tyre edhe Kreshnik Tusha, 21-vjeçari që mbeti vetë i plagosur gjatë përplasjes me armë dhe ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës.
Por detaji që ka më shumë rëndësi, është se atentatorët kanë qenë të veshur me uniforma të Policisë së Shtetit, në momentin që kanë kryer atentatin. Madje, Tusha, pasi është plagosur, ka shkuar në shtëpi, ka hequr uniformën e policisë dhe më pas, i veshur civil është paraqitur për t’u mjekuar në spitalin e Kurbinit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



