5 orë mbledhje në rezidencën private të Yuri Kim, çfarë po ndodh me Reformën Zgjedhore?
Vijon tashmë prej pesë orësh mbledhja maratonë e Yuri Kim dhe përfaqësuesve të partive politike në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.
Palët janë takuar sot dy herë me ambasadoren Kim, ndërkohë që ende vijon diskutimi mes saj, Bylykbashit, Vasilit, Gjiknurit dhe Hajdarit, në rezidencën private të ambasadores.
Nuk dihet se çfarë është diskutuar në këto pesë orë, por burime bëjnë me dije se Yuri Kim ka marrë frerët në dorë dhe u ka bërë palëve disa propozime, që mesa duket do të bëhen publike më pas.
Prej më shumë se një ore, është njoftuar se takimi ka përfunduar, por palët nuk kanë dalë nga rezidenca, as Yuri Kim. Kjo e fundit ka lajmëruar një konferencë për mediat, ku do të bëjë me dije detajet e fundit në lidhje me diskutimin maratonë të ditës së sotme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



