E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lleshaj flet për shefin e Fushë Arrëzit që përdhunoj denoncuesen: Gjest i ulët, do marrim masa më të forta
Publik News

Lleshaj flet për shefin e Fushë Arrëzit që përdhunoj denoncuesen: Gjest i ulët, do marrim masa më të forta

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për arrestimin e shefit të komisariatit të Fushë Arrëzit, pas denoncimit të një vajze se ishte përdhunuar nga ai.

Lleshaj nga Shkodra ku inspektoi doganën e Hotit e cilësoi sjelljen e zyrtarit të policisë si gjest të ulët dhe kriminal.

“Një gjest i ulët kriminal i sjelljes së një punonjësi policie”, tha ai.

Më tej, ministri ka theksuar se duhen shtuar penalitetet dhe duhen çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët.

“Ka srdhur koha të rishikojmë në thelb qasjen tonë për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale, veçanërisht fëmijëve. Pasi shumë prej rastet vijnë nga kujdestarët, rojet dhe është për të ardhur keq.Duhen shtuar penalitetet dhe duhen çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët. Nuk është thjeshte çështje e ligjit por edhe e sensibilizimit shoqëror. Duhet të reagojmë thellë si shoqëri. Dënimi me vdekje i stërdiskuatuar nuk ka kthim, është i pakthyeshëm. Kemi reaguar pas sinjalit të parë dhe nuk i dimë detajet por do të marrim masa më të forta. Rreziku vjen shpesh për ata që janë vendosur për të bërë rojën, pra kujdestarë”, u shpreh Lleshaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.