E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çudia në Suedi, del në shitje i gjithë fshati afër kryeqytetit
Publik News

Çudia në Suedi, del në shitje i gjithë fshati afër kryeqytetit

Një fshat i tërë plotësisht funksional shitet në Suedi, dhe mund ta blini për 7 milionë dollarë, raporton CNN.

Fshati ndodhet vetëm 90 minuta larg nga kryeqyteti Stokholm, i ndërtuar në shekullin e 18-të si vendpushim shëndetësor.

Satra Brunn ka një kishë, një shkollë dhe një hotel, ndërkohë që për 320 vite ka qenë një zonë “SPA”, ndërsa pronarët aktualë e kanë blerë në fillimin e viteve 1990.

Ata donin ta ruanin siç ishte, dhe janë përpjekur vetëm ta përmirësojnë, pa tjetërsuar pamjen e tij. Bashkë me fshatin, ofrohen dhe dhjetëra hektarë toka të pyllëzuara, që mund të përdoren për projekte të tjera.

Personat që kujdeseshin për të janë në moshë tashmë dhe mendojnë se është koha që drejtimin ta marrë në dorë dikush tjetër, ndaj kanë vendosur të tërhiqen.

gfbhg.jpgjhvnnmj.jpeg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.