Personaliteti i madh italian Vittorio Sgarbi ka ardhur në Shqipëri për të zhvilluar një tur promovues, mirëpo ajo që ka shkruar në rrjetin social instagram, nuk është aspak promovuese.
Sgarbi ka shkuar në Bylis për të cilin thotë se është ajo çfarë ka mbetur nga qytetërimi grek.
Për këtë ka reaguar edhe Forumi i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore përmes arkeologut Neritan Ceka i cili shpërthen në nota revolte edhe ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti që e ka shoqëruar gjatë këtyre ditëve Sgarbin në vizitat e tij në Shqipëri.
“KUSH DO IA KETË THENË ZGARBIT QË BYLIS ËSHTË GREK ?
Nuk mjaftoi që bënë grek Butrinti, tani edhe Bylisi na doli qytet grek. Bilmezat e Ministrisë së Kulturës nuk i thanë se ishte në mes të mallakastrioteve dhe po i falej lebërve. Këta pasardhës të grekëve janë? I nderuar Zgarbi, falju edhe një herë zotit të Bylisit të na shpëtojë nga injoranca e Ministrise së Kulturës. Amen”, shkruan Neritan Ceka.
Kujtojmë se ditën e shtunë, Sgarbi rrezikoi të mbytej në Palasë por ishte e bija e ndihmuar edhe nga një roje bregdetare që e ndihmuan duke i shpëtuar jetën.



Vittorio Sgarbi – pamje nga momenti kur per pak humbi jeten duke notuar
Vittorio Sgarbi, një nga personalitetet më të njohur italianë ka rrëfyer për mediat fqinje tmerrin që kaloi në Shqipëri, ku për pak u mbyt ndërsa notonte në Palasë.
“Ato që unë përjetova ishin momente paniku e frike. Unë rrezikova të mbytem, ndërsa bëja not pranë bregdetit në Palasës. Kjo ndodhi kur isha mysafir në atë që quhej si ‘Bregdeti i gjelbër”, tregoi ai për Tg.com24.
“Unë sot jam fatmirësisht gjallë. Dita nuk ishte e mirë dhe deti ishte me dallgë. Provova që të notoj në det. E vetmja që më ndoqi ishte vajza ime. Humba thuajse në thellësinë e detit.
Brenda në ujë isha pa të brendshme e pa syze”, tregoi Zgarbi për gazetaren italiane Barbara d’Urso.
Kujtojmë që u desh ndërhyrja e vajzës së tij dhe rojes bregdetare që ta nxirrnin Sgarbin nga deti.