E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjarje të rënda në Tiranë: E zë korenti, vdes në vend një person, një tjetër bie nga lartësia e pallatit
Publik News

Ngjarje të rënda në Tiranë: E zë korenti, vdes në vend një person, një tjetër bie nga lartësia e pallatit

Disa ngjarje të rënda kanë ndodhur ditën e sotme në kryeqytet.

Mësohet se një person ka rënë në kontakt me rrymën elektrike te vendi i quajtur “Bregu i Lumit” në Tiranë dhe ka ndërruar jetë.

Sakaq, një 59-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim, i cili është  dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

  • Me date 09.06.2020, rreth orës 14:05, në rrugën “Dritan Hoxha”, mjeti me drejtues shtetasin H.M., 49 vjeç, ka aksidentuar kembesorin P.Z., 60 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
  • Me datë 09.06.2020, rreth orës 14:20, tek Ish-dogana, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim shtetasi R.K., 59 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.
  • Me datë 09.06.2020, rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.