E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha i përgjigjet Ramës për Eurobondin: Na zhyte në borxhe, mos u mburr se po i shton shqiptarëve një barrë të re
Publik News

Basha i përgjigjet Ramës për Eurobondin: Na zhyte në borxhe, mos u mburr se po i shton shqiptarëve një barrë të re

Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, për eurobondin 650 milionë euro, që Shqipëria ka marrë së fundmi.

Rama e interpretoi atë si një sukses, duke thënë se i tillë borxh u jepet vendeve që premtojnë një ekonomi stabile dhe funksionale.

Sakaq, Basha sulmon kreun e qeverisë duke e akuzuar se e ka zhytur Shqipërinë në borxhe, dhe se të mburresh me këtë fakt nuk është arritje.

“Po i shton çdo shqiptari një barrë të re. ka ardhur koha që të largojmë RAMAVIRUSIN”, shkruan ndër të tjera Basha.

basha.PNG

650 milion euro borxh, Rama për eurobondin: Shqipëria vlerësim spektakolar nga tregjet, krenar që jam kryeministër

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është vlerësuar në mënyrë spektakolare në tregjet ndërkombëtare për eurobondin prej 650 milion euro.

Rama thotë se ndihet krenar si kreu i qeverisë, dhe sulmon opozitën që sipas tij nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi.

“Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!

Meqë këta nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s’doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s’u thye nga tërmeti e s’u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja.

Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!

Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t’i marrin e t’i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve,që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid!E di e di, të fundit dalil prapë, 7×7=42” shkruan Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.