E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shembja e ndërtesave në Velipojë/ Përplasje mes pronarëve dhe IKMT: I kemi bërë me mund dhe djersë
Publik News

Shembja e ndërtesave në Velipojë/ Përplasje mes pronarëve dhe IKMT: I kemi bërë me mund dhe djersë

Është tensionuar situata në Velipojë ku IKMT po vazhdon me shembjen ndërtesave Për mbrojtjen e vijës ujore dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në bregdet.Mësohet se ka pasur përplasje mes IKMT dhe pronarëve, pasi këta të fundit shprehen se ndërtesat i kanë bërë me mund dhe me djersë.

Ndërkohë krahas prishjes së ndërtimeve pa leje, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.

Kujtojmë që lidhur me këtë aksion ka reaguar PD në Shkodër e cila shprehet se shembjet janë bërë në kundërshtim të ligjit.

“Një aksion të paprecedent dhe në kundërshtim të hapur me ligjin për shembjen e disa objekteve në plazhin e Velipojës. Së pari,theksojmë që këto shembje janë bërë në kundërshtim me ligjin pasi nuk janë respektuar procedurat e njoftimit dhe aq më tepër,në një kohë kur këto subjekte kanë qënë edhe në procese gjyqësore.

Së dyti, shembjet janë bërë në mënyrë selektive,duke kursyer ndërtimet e miqve që i shërbejnë Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt për blerjen e votave”, thuhet mes të tjerash në deklaratën e PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.