E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paradoksi/ Zv.ministrja e Brendshme inspektim për zbatimin e masave ndaj Covid, kontrollon qendrën tregtare ku maskat janë të detyrueshme
Publik News

Paradoksi/ Zv.ministrja e Brendshme inspektim për zbatimin e masave ndaj Covid, kontrollon qendrën tregtare ku maskat janë të detyrueshme

Sot në mesditë rreth orës 14:00, Zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko dhe Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj, kanë zhvilluar një inspektim me Task Forcën, për të parë nga afër respektimin e masave të kushtëzuara të hapjes, në një qendër tregëtare në Tiranë.

Ata kanë zgjedhur pikërisht një qendër tregtare e cila e kushtëzon hyrjen brenda saj, dhe nuk lejon askënd që të futet pa maska dhe pa iu matur temperatura, ndërkohë që rrugëve njerëzit shëtisin të shkujdesur pa asnjë masë mbrojtëse.

Vetë zv.ministrja dhe Drejtori i Rendit ishin të pajisur mirë me maska e doreza, dhe iu nënshtruan kontrollit të temperaturës para se të futeshin në qendrën tregtare. Mirëpo kush është ai pronar që nuk mobilizon stafin e tij përpara një inspektimi nga zv.ministrja dhe policia?

Numri i lartë i të infektuarve i ka detyruar autoritetet që të dalin në terren dhe të mbikqyrin, por gjendja nuk është kështu siç paraqitet në videon e publikuar nga policia.

Në një qendër tregtare ku maskat dhe dorezat janë të detyrueshme, nuk do mend që të gjithë brenda do jenë me to, por sapo del jashtë, njerëzit duken sikur e kanë harruar virusin, dhe shëtisin si pa të keq, pa marrë masa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.