Skandal në Krujë, mjeku dhe gruaja e tij e infektuar me Covid refuzojnë karantinimin e detyruar, dalin për kafe dhe shkojnë në punë
Një skandal ka ndodhur në Krujë, ku një mjek dhe gruaja e tij e infektuar me Covid kanë refuzuar karantinimin e detyruar.
Bëhet fjalë për mjekun imazherist Ardian Mata i cili ndonëse gruaja e tij ka rezultuar pozitive me Covid 2 javë më parë, është shfaqur sot në ambientet e spitalit duke refuzuar karantinimin.
Edhe gruaja e tij e cila është laborante në njësinë vendore të institutit të shëndetit publik në Krujë, po ashtu është shfaqur në punë.
Sakaq bëhet me dije se çifti janë parë duke lëvizur lirshëm në kafe dhe në ambiente të tjera.
Drejtuesit e spitalit i kanë bërë kërkesë policisë për izolim me forcë të mjekut dhe gruas së tij.
Ndërkaq mësohet se mjeku imazherist Ardian Mata ka refuzuar të bëjë tamponin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



