E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
32 mijë euro të padeklaruara, procedohet 50 vjeçari në Kapshticë
Publik News

32 mijë euro të padeklaruara, procedohet 50 vjeçari në Kapshticë

Tentoi të kalonte kufirin me 32 mijë EURO të padeklaruara, procedohet 50 vjeçari në KapshticëPolicia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht një 50 vjeçar, i cili tentoi të kalonte në pikën kufitare të Kapshticës me një shumë eurosh të padeklaruara.

Bëhet me dije se V.M, 50 vjeç, u paraqit si këmbësor, ndërsa në çantën e tij u gjetën 32 mijë euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.

Policia ka sekuestruar eurot dhe ka proceduar penalisht 50 vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Kapshticë

Policia Kufitare në Kapshticë parandaloi një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen 32.000 euro dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet doganore dhe ato të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32.000 euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, të cilët i referuan materialet hetimore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.