E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Klodiana Lala tregon detaje nga vrasja e Billës: E takova disa herë në burg, e thërrisnin Lani (Si u lirua nga Fushë-Kruja)
Publik News

Klodiana Lala tregon detaje nga vrasja e Billës: E takova disa herë në burg, e thërrisnin Lani (Si u lirua nga Fushë-Kruja)

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar mbrëmjen e sotme se njihej personalisht me Hekuran Billën, i vrarë në atentat në datë 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Lala tha se e kishte takuar në burg, ndërsa tregoi në detajen edhe ngjarjen e ndodhur në Londër në vitin 2006, ku Billa qëlloi për vdekje Prel Markun.

“E kam takuar disa herë në burg personalisht Hekuran Billën. E thërrisnin Lani dhe kishte njohje më të gjithë personazhet në burgun e Fushë Krujës. Gjithë debati në Londër  ka nisur sepse emigrantët shqiptarë kishin ndarë zonat për të bërë kontrollin e parkingjeve. Ka patur një debat me Prel Markun nga Dukagjini dhe disa djem të tjerë nga zona e Matit. Janë rrahur fillimisht dhe më pas Hekuran Billa në bashkëpunim me një person tjetër kanë marr armën dhe kanë qëlluar në drejtim të 4 personave. Është vrarë Prel Marku dhe janë plagosur të tjerët. Njëri prej tyre është ende me probleme me ecjen”, tha gazetarja në emisionin Opinion.

Për vrasjen e Prel Marku Billa u dënua me burgim të përjetshëm nga drejtësia britanike, ndërsa gazetarja Lala tregoi se ai kishte mundur t’i shpëtonte këtij dënimi përmes sistemit shqiptar të drejtësisë.

“Gjykata e Anglisë ka dhënë pretencën me burgim të përjetshëm dhe nëse kërkonte ulje dënimi, duhej të bënte të paktën 34 vite burg. Dhe vetëm pasi të bënte 34 vite burgim, ai mund të kërkonte lirim me kusht. Gjykata e Shkallës së Parë ja njohu burgim të përjetshëm, ndërkohë që Apeli e dënoi me 25 vite burgim. Ky është momenti kur Billa ndërtoi strategjinë për dalje. Me këtë vendim nuk ishte dakord Prokuroria dhe u bë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që dosja priste shqyrtimin, Billa bëri një sërë kërkesash në Gjykatën e Krujës. Dhe në vitin 2019 fitoi ulje dënimi në 5 vite. Dhe Enkelejda Hoxha e ka liruar duke i falur 5 vite burgim, me arsyetimin se ishte i varfër dhe duhej të kujdesej për  prindërit e sëmurë. U lirua se kishte kontratë me një studio ligjore që do ta punësonte si korrier që të siguronte ilaçet për prindërit. Ndërkohë që ai u vra me një makinë që kushtonte miliona dhe nga ana tjetër kishte biznese. Pra kjo tregon thërrmimin e drejtësisë”, tha Lala në emisionin Opinion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.