Ky është biznesmeni që u qëllua me armë
Biznesmeni i njohur në zonën e Bulqizës Gëzim Balla ka qenë shënjestër e një atentati të ndodhur pasditen e sotme në këtë qytet.
Balla ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij kur është qëlluar me të paktën 5 plumba nga një person, i cili dyshohet se ka njohje me biznesmenin. Fatmirësisht nga atentati nuk mbeti asnjë person i lënduar, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një gjobëvënie.
Policia ka identifikuar personin që qëlloi me armë në drejtim të biznesmenit Gëzim Balla, shtetasin me inicialet F.SH, dhe është vënë në ndjekje të tij, sepse ka qenë pikërisht ky person që i ka kërkuar Ballës një shumë prej 10 mijë euro.
Biznesmeni Gëzim Balla njihet në zonë si sipërmarrës në fushën e ndërtimit. Kohët e fundit firma në pronësi të tij ka marrë një tender nga Bashkia e Bulqizës për ndërtimin e 2.2 kilometra rrugë, Fushë-Bulqizë – Kodra e Danit. Prej tre ditësh ka nisur puna për ndërtimin e kësaj rruge.
Foto: Biznesmeni Gëzim Balla
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



