E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëveshja për Zgjedhoren, flet eksperti i PD: Ka ngecur sepse mazhoranca u tërhoq nga angazhimet që mori për KQZ
Publik News

Marrëveshja për Zgjedhoren, flet eksperti i PD: Ka ngecur sepse mazhoranca u tërhoq nga angazhimet që mori për KQZ

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso, thotë se marrëveshja për Reformën Zgjedhore ka ngecur sepse mazhoranca është tërhequr nga angazhimet që ka marrë më herët për KQZ.

“Nuk u arrit që të kemi një reformë të plotë dhe reformim të thellë të sistemit dhe jo vetëm të klimës së mosbesimit mes palëve dhe keqmenaxhimit të procesit zgjedhor, administrata zgjedhore ka nevojë për një reformim, çështja e sistemi nuk mund të zgjidhet në një kohë të shkurtër kohore. Kjo marrëveshje nuk është mbyllur pasi ka pasur një tërheqje nga PS me angazhimet e marra me KQZ e detajet implementimit të teknologjisë. Aktualisht kemi mbetur te riformatimi i KQZ  që ndahen në 3 nivele dhe i jep një konfigurim të ri por duhet të shoqërohet me disa garanci”, tha Kaso në emisionin Pa protokoll.

Ndërkohë, për opinion e Venecias sot për Gjykatën Kushtetuese, Kaso tha se ajo duhet të ishte funksionale prej dy vitesh por “pushteti se ka lejuar të ngrihet”.

“Gjykata Kushtetuese duhet të ishte funksionale të paktën prej 2 vitesh dhe pushteti është ai që nuk ka lejuar që kjo të ngrihej. Është e qartë se kush po e mban peng Kushtetuesen pasi ka vetëm një forcë në këtë vende është në konflikt të hapur me vendime që pritet të marrë kjo gjykatë. Në të njëjtën mënyrë po mbahet peng edhe Gjykata e Lartë”, u shpreh Ivi Kaso.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.