E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
34 vjeçarja viktima më e re nga Covid, u infektua në QSUT pasi ishte shtruar!
Publik News

34 vjeçarja viktima më e re nga Covid, u infektua në QSUT pasi ishte shtruar!

34 vjeçarja viktima më e re nga Covid, gazetari bën deklaratë të fortë: U infektua në QSUT pasi ishte shtruar!

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë të infektuar me Covid në vendin tonë.

Një nga viktimat është një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton se 34 vjeçarja është infektuar në QSUT. Sipas tij e reja ishte e shtruar para se të diagnostikohej dhe me COVID-19, në QSUT, ndërsa vuante nga disa sëmundje.

“Viktima kishte covid të gradës së tretë. Ishte e inubuar, në gjendje të rëndë. Vajza ka qenë e shtruar në spital kur është prekur nga COVID. Këto nuk janë burime zyrtare, por kërkojmë informacione zyrtare nga ministria. Ne e kemi thënë në raste analoge që pacientë të tjerë janë prekur nga COIVD kur kanë qenë të shtruar në QSUT. kur bëhet abdetimi i informacioneve të Ministrisë, nuk thuhet se ata u prekën në spital.

Apo nuk thuhet se sa mjekë në këto 7-8 ditë në QSUT janë infektuar. Për fat të keq nuk kemi transparencë të paktën për këto ditë në spital. Të shtruar janë 82 persona, rreth 70 % e kapacitetit të Infektivit. Në ish-kirurgjinë janë 100 shtretër ku do të trajtohen rastet e lehta me COVID-19. Nëse kemi pasur 20 vdekje nga 1 maji e deri më tani, 10 prej këtyre vdekjeve kanë ardhur pas infektimit të tyre në QSUT, ku pacientët kanë qenë të shtruar për sëmundje të tjera”, tha Skëndaj për news 24.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.