Aksident në Elbasan-Peqin, shoferja merr para bordurat dhe bën copa makinën
Një aksident automobilitik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Shoferja e një veture ngjyrë të bardhë duket se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me bordurat.
Në foto shihet makina e bërë copa, teksa shoferja ndodhet në makinë e palëvizur. Nga përplasja e fortë është bërë e pamundur hapja e derës së shoferit dhe gruaja ka mbetur brenda.
Pas mbërritjes së policisë, e cila ka bërë të mundur hapjen e dyerve, shoferja është transportuar me ambulancë në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



