746 të arrestuar nga operacioni ndërkombëtar.
Një operacion masiv ndërkombëtar është organizuar nga policia britanike duke sekuestruar 3.6 mln paund, 79 kg drogë, 10 armë zjarri dhe municione në zonën veriperëndimore të vendit.
Operacioni erdhi kur partnerët e në Francë dhe Holandë zbuluan një shërbim global të koduar të komunikimit të përdorur ekskluzivisht nga kriminelët për të kryer biznesin e tyre.
Me më shumë se 60,000 përdorues jashtë shtetit dhe 10,000 në Britani të Madhe, EncroChat është një shërbim i sigurt i mesazheve në telefon celular, i cili përdoret nga kriminelët për të koordinuar dhe planifikuar shpërndarjen e mallrave të paligjshme, pastrimin e parave dhe komplote për të vrarë kriminelët rivalë.
Dy muaj më parë, pas viteve të shkëmbimit të informacionit ndërkombëtar, një ekip ndërkombëtar për zbatimin e ligjit i përbërë nga oficerë në Francë dhe Holandë goditi kriptimin e kompanisë.
Nga operacioni i gjerë në tre vendet janë bërë 746 arrestime dhe janë kapur 54 milion paund para kriminale, 77 armë zjarri dhe më shumë se dy ton drogë të sekuestruara.
Sot (e enjte 2 korrik), autoritetet franceze dhe holandeze kanë mbyllur serverët e EncroChat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco










