E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha takim me fermerët në Pogradec: Ramavirusi 700 milion euro për fasada e 1.2 miliard për rrugën fantazëm, sot askush nuk pret më asgjë nga kjo qeveri
Publik News

Basha takim me fermerët në Pogradec: Ramavirusi 700 milion euro për fasada e 1.2 miliard për rrugën fantazëm, sot askush nuk pret më asgjë nga kjo qeveri

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vizituar qytetin e Pogradecit , ku ka takuar fermerët e zonës dhe është njohur me problemet e tyre, ndërsa koha me shi nuk e ka favorizuar shumë takimin e tyre.

Basha është shprehur se fermerët pogradecarë po kalojnë vështirësi financiare për shkak të pandemisë dhe braktisjes nga shteti.

Ai tha se kryeministri Rama ka harxhuar 700 milionë euro për fasada dhe 1.2 miliardë euro për rrugën Milot-Fier, ndërsa bizneset janë lënë në mëshirë të fatit.

Kryedemokrati shprehet se sot askush nuk pret më asgjë nga kjo qeveri, ndërsa ka premtuar se me ardhjen e PD në pushtet do të krijojë lehtësirat e nevojshme për bizneset prodhuese.

Postimi i Bashës:

Bujqësia në Pogradec po vuan sot pasojat e krizës së thellë ekonomike që ka prekur çdo qytetar, familje apo biznes në Shqipëri.

Fermerët pogradecarë, në këtë zonë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e bujqësisë, ndanë me mua shqetësimin për rrënimin financiar që po kalojnë si shkak i pandemisë dhe braktisjes së shtetit.

Ata paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe kanë 7 vite që nuk marrin subvencione për prodhimin e tyre.

Ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe krejt i vetëm në një treg të pabarabartë, fermeri kosovar dhe ai maqedonas përfiton çdo vit subvencione nga shteti dhe një sërë lehtësirash të tjera.

RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për fasada, miliona euro të tjera për PPP dhe tendera korruptive, 1.2 miliardë euro do të shkojnë për rrugën fantazëm Milot-Fier, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Sot askush nuk pret më asgjë nga kjo qeveri. Në 7 vite ai ka dëshmuar se ka bërë të kundërten e asaj që ka premtuar, duke e zhytur vendin në krizën më të thellë të 20 viteve të fundit dhe shndërruar në vendin më të korruptuar të Europës dhe ndër më të korruptuarit e botës.

Ne kemi në planin tonë për bujqësinë, një fond prej 50 milionë eurosh në vit për të investuar në infrastrukturën bujqësore. Ne do t’u japim direkt, në dorë subvencione fermerëve në bazë të prodhimit të tyre. Fondi i parashikuar për subvencionet është së paku 100 milionë euro në vit. Këtë në fakt e bëjnë dhe sot fqinjët tanë, Kosova dhe Maqedonia.

Nuk do të bëjmë mrekulli. Ne do të krijojmë lehtësirat e nevojshme për biznese prodhuese, të cilat do t’i përpunojnë produktet tuaja që të mos kalben, por edhe do të hapin vende pune dhe këtu kam parasysh, fabrika të prodhimeve të konservuara, lëngjeve të frutave dhe nënprodukteve të tjera.

Shqipëria nuk do të punojë më për 5 veta, por do të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht.

106994750_3298706540180504_4814215647734636743_o.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.