E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ambasadorja Kim e SHBA takon tre kryebashkiakë të zgjedhjeve të kontestuara të 2019
Publik News

Ambasadorja Kim e SHBA takon tre kryebashkiakë të zgjedhjeve të kontestuara të 2019

Që kur në Shqipëri u zhvilluan zgjedhjet vendore pa opozitën në 30 qershor 2019, pra rreth një vit më parë, komuniteti ndërkombëtar “bojkotoi” jo-zyrtarisht takimin me çdo të zgjedhur vendor nëpër bashki, si për të treguar se pavarësisht mbajtjes së zgjedhjeve, ndërkombëtarët nuk ishin shumë dakord për mënyrën sesi u zhvilluan, vetëm me një pale, raporton newsbomb.al.

Akullin, një vit më vonë, e ka thyer ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim. Si një ambasadore e re, zonja Kim, deri tani ka marrë takime zyrtare me tre kryebashkiakë. Një ditë më parë u raportua takimi i saj me kryetarin e Bashkisë së Vlorës Dritan Leli.

Por më parë, ambasadorja amerikane është takuar edhe me kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, (e mbetur në atë detyrë pas dështimit të socialistëve me kandidaturën e Valdrin Pjetrit që u kap nga dekriminalizimi), dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Janë takime institucionale, për të parë nga afër punën në këto bashki si dhe projektet në kuadër të Usaid, raporton newsbomb.al.

Por, çuditërisht, ndërsa rrugëtimi “amerikan” vazhdon nëpër bashkitë e ndryshme në vend, e kundërta ndodh me evropianët.

Deri tani, asnjë ambasador i vendeve anëtare të BE, të vendosur me seli në Tiranë, nuk kanë zhvilluar takime me të zgjedhurit vendorë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Si për të treguar, se për evropianët, këto zgjedhje, ishin të njëanshme, dhe nuk përmbushnin standardet e demokracisë për konkurrim, pavarësisht se kush ishte fajtor për këtë kolaps.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.