E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Transportonin emigrantë ilegalisht, prangosen në Korçë tre lezhjanët: U merrnin nga 900 euro secilit
Publik News

Transportonin emigrantë ilegalisht, prangosen në Korçë tre lezhjanët: U merrnin nga 900 euro secilit

Dy ish-të burgosur nga Lezha janë arrestuar në Pogradec, gjatë një aktiviteti të ri kriminal: transportimin e klandestinëve kundër pagesës 900 euro, për t’i kaluar tranzit nga Shqipëria në vendet e BE-së.

Dy ish-të dënuarit dhe një mik i tyre u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm në aksin Pogradec – Qafë Thanë  të cilëve u kishin marrë nga 900 euro për t’i sjellë fillimisht në Tiranë.

Policia e Korçës njoftoi se në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Policinë e Pogradecit, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e transportimit të klandestinëve kundrej pagesës.

Policia arrestoi:

K.N, 27 vjeç, banues në Gjadër, Lezhë, i dënuar më parë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

G.Gj, 27 vjeç, banues në Rilë, Lezhë.

R. M, 30 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për “Vjedhje”.

Ata janë kapur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në drejtim të Tiranës, me tre automjete, gjashtë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 900 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, rezultoi se K.N. e drejtonte makinën pa leje drejtimi dhe me kontratë qiraje të falsifikuar, e cila iu sekuestrua.

Dosjet e tyre i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.