E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi takim me gra e vajza në njesinë nr.7 në Tiranë: Janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të diskriminimit
Publik News

Kryemadhi takim me gra e vajza në njesinë nr.7 në Tiranë: Janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të diskriminimit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një  takim me gra dhe vajza në njësinë administrative nr.7 në Tiranë, të organizuar nga Lëvizja e Gruas për Integrim.

Në prag fushate, Kryemadhi ka pasur në fokus të takimit shqetësimet dhe problemet e grave, teksa ka shpalosur alternativën e LSI në mbështetje të gruas shqiptare.

“Gratë dhe vajzat janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të papunësisë, diskriminimit, dhunës, pamundësisë për të arsimuar fëmijët dhe për të patur një shëndetësi që i shërben familjes së tyre!”, shkruan ndër të tjera Kryemadhi në Facebook.

Shënimi i plotë

Së bashku me Klajdën dhe Erisën zhvilluam një takim me gra dhe vajza në njësinë administrative nr.7 në Tiranë, të organizuar nga Lëvizja e Gruas për Integrim, për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre në këto kohë të vështira, si dhe për të shpalosur alternativën e LSI në mbështetje të gruas shqiptare.

Gratë dhe vajzat janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të papunësisë, diskriminimit, dhunës, pamundësisë për të arsimuar fëmijët dhe për të patur një shëndetësi që i shërben familjes së tyre!

LSI ka në qendër të programit të saj fuqizimin ekonomik të gruas nëpërmjet krijimit të mundësive të punësimit, trajnimit profesional, mbështetjes së grave në sipërmarrje.

Problemet tuaja përkthehen në programin tonë! Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.