Maqedonia e Veriut: Kosovarë, serbë, boshnjakë, malazezë lejohen vetëm me test COVID
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka miratuar vendimin, sipas të cilit shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës, nga dita e enjte, gjatë hyrjes në këtë shtet, duhet të kenë testin e koronavirusit, jo më të vjetër se 72 orë. Testi nuk është i nevojshëm për shtetasit e këtyre vendeve që kalojnw tranzit nëpër Maqedoninw e Veriut, në një interval prej 5 orësh.
“Informacionet që kemi siguruar tregojnë se në këto shtete numri i infektuarve është vërtetë i madh. Ne, duhet të mbrohemi. Kjo është masë e duhur për të mbrojtur qytetarët tanë. Mendoj se kemi pasqyrë më stabile të gjendjes epidemiologjike. Analizat e fundit kanë treguar se kurba po bie vazhdimisht. Duhet të mbrohemi nga rastet importuese apo pacientë bartës të virusit”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton REL.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



