E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja e frikshme e rasteve me Covid-19, Brataj: Gjobë për personat që nuk do të mbajnë maskën në…
Publik News

Rritja e frikshme e rasteve me Covid-19, Brataj: Gjobë për personat që nuk do të mbajnë maskën në…

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj është shprehur se përdorimi i maskës në transport është i detyrueshëm dhe do të bëhet edhe me gjobë.

Brataj tha se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur maskën me detyrim në trasportin publik dhe se do të bëhet me detyrim ligjor dhe së shpejti do të ketë masë me gjobë për ata që nuk e rrespektojnë.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur për të mbajtur masken në transportin publik.  Transportin publik e shikojm shumë të rrëzikshëm. Rrinë ngjitur me njëri-tjetrin, e mbajn maskën tek mjekra. Do vendoset masa e gjobës për personat që nuk do të mbajnë maskën,” u shpreh Brataj për news24.

Kujtojmë që deri më tani 89 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa 3371 janë të infektuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.