E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja e frikshme e rasteve me Covid-19, ‘Shefqet Ndroqi’ gati të rikthehet në spital COVID 2
Publik News

Rritja e frikshme e rasteve me Covid-19, ‘Shefqet Ndroqi’ gati të rikthehet në spital COVID 2

Ditët e fundit vendi ynë po përballet me një rritje të frikshme të rasteve me koronavirus.

Dje u shënuan 4 vikima dhe 93 raste, shifër kjo më e larta që nga filllimi i pandemisë, ndërsa ditën e sotme sërish 4 persona kanë humbur betejën me koronavirus dhe janë shënuar 83 raste të reja gjatë 24 orëve.

Kjo rritje e shifrave ka bërë që të përgatitet rihapja e spitalit COVID 2 pra spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Gazetari Erjon Skënderaj, ka bërë me dije se që nga nesër spitali “Shefqet Ndroqi” do të zbrazet dhe do të jetë i hapur për pacientët e prekur me Covid-19. Ky vendim nuk është bërë publik zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që në fillim të pandemisë Sanatoriumi u bë spital COVID 2, por pasi numri i të infektuarve dhe të shtruarve u ul, ai u mbyll, ndërsa tani është marrë vendimi të rihapet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.