Komisioni i Ligjeve miratoi sot në parim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas draftit të dakordësuar më 5 qershor.
Ndërkaq ka ardhur reagimi i menjëhershëm i kryeministrit Edi Rama i cili thotë se u votua pa konsensus sepse opozita parlamentare vazhdon të kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e administratës zgjedhore.
“Shumica jonë në Komisionin e Ligjeve sapo votoi draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitës jashtëparlamentare! U votua pa konsensus sepse o pozita parlamentare vijon ta kundërshtojë marrëveshjen për mosdepolitizimin e admin.zgjedhore, kërkuar si kusht nga LBPD! Për më shumë në 13.00 live!”, shkruan Rama.




