E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alibeaj per  marrëveshjen e Ramës me opozitën parlamentare: Është rrumpallë
Publik News

Alibeaj per marrëveshjen e Ramës me opozitën parlamentare: Është rrumpallë

Partia Demokratike me anë të ish-deputetit Enkelejd Alibeaj në një farë mënyrë ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e firmosur sot në kryesinë e Kuvendit, ku të pranishëm ishin Rama dhe krerët e grupeve parlamentare.

Alibeaj tha se kjo marrëveshje, për sa kohë çdokush shprehet jo në sinkron me kolegun e tij, është rrumpallë. Ai u shpreh se këto ndryshime kushtetuese po kërkohet të bëhen në paligjshmëri, pasi nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

Alibeaj: Nga palët një i kundërshtonte, dy të tjetër ishin për një pjesë të marrëveshjes. Rrumpallë, është rrumpallë. E vetmja gjë që mund të kuptohet në këtë pikë, është që njeriun  që e ka kapur paranoja e humbjes, zgjidhja është të shkatërrojë gjithçka. Të shkatërrojë kushtetutën, marrëveshjen e 5 qershorit të bekuar nga ndërkombëtarët. Ndryshimet kushtetuese, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, më bën habi një fakt, pse nuk shpall që të mos ketë më zgjedhje fare dhe ta shpallë veten perandor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.