E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një prej atentatorëve nxjerr armën nga brezi dhe qëllon, tjetri pret në makinë
Publik News

Një prej atentatorëve nxjerr armën nga brezi dhe qëllon, tjetri pret në makinë

Momenti kur atentatori zbret nga makina dhe ekzekuton Emiljano Ramazanin

Pamjet e mësipërme janë shkëputur nga video e cila tregon momentin e ekzekutimit mafioz të Emiljano Ramazanit në Elbasan, dy ditë më parë.

Abc News ka siguruar pamjet video të momenit kur dy atentatorët ndalojnë para rrugës ku u vra Ramazani, ndërsa njëri prej tyre nxjerr armën nga brezi dhe vrapon drejt viktimës, kurse tjetri qëndron brenda mjetit të ndezur në anë të rrugës.

Vetëm 30 sekonda u është dashur dy atentatorëve të çojnë deri në fund “porosinë” e tyre.

Atentatori e ka qëlluar Emiljanon me 5 plumba teksa ai ishte brenda makinës Ford Fokus, pranë pallatit ku banonte. 39 vjeçari njihej si person me precedentë të theksuar penal në fushën e narkotikëve. Ai është arrestuar në vitin 2017 gjatë operacionit të koduar “Porosia e fundit”.

Në atë kohë Ramazani ishte duke udhëtuar së bashku me Marenglen Kamamin kur u ndaluan nga policia. Në makinë iu gjetën 10 doza kokaine, 14 aparate celularë dhe 50.000 lekë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.