E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim nuk e do Gjin Gjoni kandidat i PD
Publik News

Yuri Kim nuk e do Gjin Gjoni kandidat i PD

Ish-gjyqtari i Apelit, Gjin Gjoni ditën e djeshme dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë. Vetëm një ditë pas dorëheqjes u bë me dije se ai është propozuar nga PD për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkohë lidhur me këtë, pak minuta më parë ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Përmes një shënimi të shkurtër në twiiter, por të qartë, Kim paralajmëron liderët partiakë që të mos dëmtojnë demokracinë duke vendosur në listat e tyre kandidatë për deputetë persona të korruptuar dhe që kanë probleme me drejtësinë, pasi do mbajnë përgjegjësi.

Reagimi i Yuri Kim

Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhje, liderët do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi vini kandidatët tuaj – mos i fyeni votuesit, mos e dëmtoni demokracinë, mos nxitni korrupsionin.

Kujtojmë që “përplasja” e Gjin Gjonit me Ambasadën amerikane është e hershme, dhe shpeshherë ka qarkulluar informacioni se emri i tij bën pjesë në listën e personave ‘non grata’ në SHBA, i cilësuar si gjyqtar i korruptuar. Kujtojmë që PD e mohoi që të ketë propozuar Gjin Gjonin si kandidat për deputet, megjithatë paralajmërimi i Yuri Kim është dukshëm i qartë se është nisur për kreun e PD, Lulzim Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.