E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Projektligjet e diskutuara në Këshillin Politik, Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Sa më shpejt të na jepni dakordësinë, aq më shpejt i depozitojmë në Kuvend
Publik News

Projektligjet e diskutuara në Këshillin Politik, Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Sa më shpejt të na jepni dakordësinë, aq më shpejt i depozitojmë në Kuvend

Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS në Këshillin Politik i kërkon opozitës jashtëparlamentare që të japë dakordësinë e saj për projektligjet e diskutuara në tryezën e KP. Sipas socialistetit, sa më shpejt ata të japin dakordësinë e tyre për projektligjet, aq më shpejt ato do depozitohen në Kuvend.

“Në lidhje me projektligjet:

– Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal,

– Për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedures Penale,

– Per një ndryshim në ligjin “Për Policine e Shtetit”,

– Për disa ndryshime në ligjin “Per sinjalizuesit dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”,

– Për disa ndryshime në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokuroreve”,

– Për disa ndryshime në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorise”, dhe

– Për disa ndryshime në ligjin “Për partitë politike”,

sjell në vemendjen tuaj se gjatë muajit maj 2020 ato kanë qënë subjekt i diskutimeve në Këshillin Politik dhe në Grupin e Ekspertëve Teknikë. Këta të fundit kanë sjellë formulimet konkrete për secilin prej këtyre ligjeve, të cilat janë shqyrtuar në Këshillin Politik dhe janë dakortësuar mes nesh.

Kishte mbetur vetem formalizmi i dakortësisë me e-mail (sipas praktikës së bashkëpunimit të deritanishëm), të cilën jua kërkova me e-mail”, shkruan Gjiknuri.

Më tej, deputeti i PS thekson se ata janë gati në çdo moment për depozitimin dhe miratimin e projektligjeve në Kuvend, por duhet vetëm konfirmimi i opozitës.

“Ne bashkërisht mund të vijojmë praktikën e suksesshme dhe eficente që kemi ndjekur në rastin e ndryshimeve më të fundit të Kodit Zgjedhor pas diskutimit të tij në Komisionin e Ligjeve, për të cilat për ndryshimet teknike më të fundit kemi rënë dakort me e-mail.

Sa më shpejt që ju të jepni dakortësinë, aq më shpejt do të depozitohen këto projekligje në Kuvend.

Më lejoni gjithashtu të sjell në vemendjen tuaj se natyra e tyre nuk është aq emergjente sa ajo e miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, gje e cila do të ndodhë sot në seancë plenare të Kuvendit. Gjithashtu, përsa kohë preken organe të sistemit të drejtësisë në dy ligje, është e nevojshme që në procedurën parlamentare ato të konsultohen me organet drejtuese të sistemit të drejtësisë.

Gjithsesi, në cdo rast kemi gadishmërinë të ecim sa më shpejt që të jetë e mundur me depozitimin dhe miratimin e tyre në Kuvend. Për këtë gjë na nevojitet vetëm konfirmimi juaj pa qene nevoja per te mbledhur Keshillin Politik”, përmbyll Gjiknuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.