OSHEE dërgon në Polici pronarin e Hotelit të madh në Velipojë, kishte bërë ndërhyrje në sahat
OSHEE njofton se ka çuar në Polici pronarin e një hoteli të madh në Velipojë.
Sipas Operatorit të Energjisë, ky hotel gjatë kontrollit që është bërë ka rezultuar se kishte bërë ndërhyrje në matës.
“Vjedhja e energjisë elektrike dënohet me ligj, pa dallim për të gjithë. Rasti i fundit (hotel në Velipojë) i gjetur me ndërhyrje të paligjshme në matës dhe më pas proceduar në polici, është provë e fortë se nuk ka kompromis në betejën ndaj abuzuesve të energjisë”, njofton OSHEE.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco






