E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rastet e reja me COVID-19 në Mirditë/ Të infektuar drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë dhe familja prej 4 personash
Publik News

Rastet e reja me COVID-19 në Mirditë/ Të infektuar drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë dhe familja prej 4 personash

Vendi ka regjistruar sot 108 raste të reja me koronavirus, mes të cilëve 5 persona rezultuan pozitivë në Mirditë.

Mësohet se pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar drejtori i Drejtorisë së Tensionit të Lartë dhe një familje prej katër anëtarësh.

Familja jetonte në Tiranë, por u kthyen në Mirditë për të bërë tamponin, ku pas përgjigjes, rezultuan pozitivë, pasi në kryeqytet nuk kanë mundur të marrin shërbimin.

Që nga fillimi i epidemisë vendi ynë ka regjistruar 5105 persona pozitivë me COVID-19, ku raste aktive janë 2125.

150 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 2830, ku sot lanë spitalin 41 persona.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.