Zv.ministrja e Brendshme Rovenda Voda është larguar nga detyra.
Shkaqet e largimit të Vodës pas tre vitesh në këtë detyrë janë ende të paqarta. Mësohet se është firmosur edhe largimi i Dorina Çinarit, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm njoftoi dorëheqjen për arsye personale zv.ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka.



