E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shko Moisi, thuaji faraonëve t’i lenë njerëzit të lirë …
Publik News

Shko Moisi, thuaji faraonëve t’i lenë njerëzit të lirë …

Shqiptarët nuk duan rotacion por ndryshim. Taktikat politike cic-mic nuk i ha më askush. Çdo shqiptar tashmë e di që mëndjet që kanë shkaktuar problemin, nuk mund të jenë zgjidhja e problemit.

Shqiptarët kur largohen nga vendi nuk bëjnë rotacion por ndryshim. Nuk bëjnë rotacion të qeverisë gjermane me atë shqiptare, ata ikin për të fituar lirinë duke lënë pas robërinë politike, për një ndryshim thelbësor të marrëveshjes për të jetuar dhe për t’u zhvilluar ekonomikisht, politikisht e kulturalisht për vete dhe familjen e tyre.

Lenat dhe Prenat, faraonët e tranzicionit janë ithtarë të rotacionit. Këtyre i duhet ndërprerë rrogëtaria e tyre politike. SPAK t’u hetojë pasurinë, me rregull treshi, dhe t’i çlirojë shqiptarët nga prezenca e tyre në politikë, ekonomi, media …

Sot e për nesër, Shqipëria nuk ka nevojë për njerëz të rotacionit, por për njerëz të ndryshimit.

Ky është i vetmi propozim fitues që mund t’i bëjë shqiptarët të anullojnë biletën e largimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.