Kryeqyteti i Libanit, Bejturi është tronditur ditën e sotme nga një shpërthim i fuqishëm.
Mediat lokale raportojnë për qindra të plagosur dhe viktima, pas shpëthimit në një fabrikë fishekzjarresh në portin e qytetit. Sipas Kryqit të Kuq, mbi 100 persona janë plagosur dhe të paktën 10 kanë humbur jetën.
Shkalla e shkatërrimit është tejet e madhe, dyqane, restorante zyra dhe apartamente kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga vala e fuqishme e shpërthimit që ka përmbysur edhe qindra makina përgjatë rrugës.
Pamjet dramatike janë shpërndarë në rrjetet sociale:



