E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U mbyt në det pasi furtuna përmbysi varkën, si ja mori rryma nënën nga duart të birit në Himarë, e motra vajton në derën e spitalit
Lajme

U mbyt në det pasi furtuna përmbysi varkën, si ja mori rryma nënën nga duart të birit në Himarë, e motra vajton në derën e spitalit

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Himarë, ku është mbytur një grua e cila kishte dalë të mblidhte rrjetat së bashku me familjarët e tjerë, të cilët kanë shpëtuar fatmirësisht.

E mbytur është nxjerrë Mirela Rama, gruaja që nuk i mbijetoi dot luftës me rrymat e forta të detit, kur varka është përmbysur.

Kur 4 personat kanë dalë në det koha ka qenë e mirë, por për 10 minuta u krijua një ciklon me shi dhe përmbysi varkën, thonë të mbijetuarit.

Pasi varka është përmbysur, ata janë mbajtur fortë te ajo. Djali 25 vjeçar i familjes është përpjekur të shtrëngojë nënën e tij, por dallgët tërhequr të ndjerën drejt saj duke e shpëputur nga duart e të birit.

Pavarësisht se ajo u shkëput nga varka, djali ka bërë përpjekje, por s’ka mundur dot ta shpëtojë.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje kanë shpëtuar kryefamiljari, djali i cili ndodhet në spital dhe një mik i familjes që ishte me to.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur miqtë dhe të afërmit e tyre. Sakaq edhe motra e Mirelës, e shtrirë në derën e spitalit ku ndodhet nipi, vajton për të ndjerën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.