Gazetari Artan Hoxha, në një postim në rrjetet sociale zbulon se çfarë ka ndodhur me Mihal Kokëdhimën, që u bë i famshëm për sulmin “horror” ndaj një familjeje pushuesish nga Spanja.
Hoxha thotë se është takuar ditën e djeshme me Mihalin, i cili vazhdon të shesë peshk nga vaskat e tij në Porto Palermo ndërsa ironizon turistët spanjollë dhe institucionet shtetërore.
Postimi i Artan Hoxhës:
Nostalgji…kater vite me pare ne Porto Palermo..
E mbani mend Mihalin?!
E takova dje.
Vazhdon te shesë peshk, koce dhe levrek nga rezervati i tij, ne Port Palermo, me nje Benz 250 te ndryshkur..
Eh mor Mihal, Mihal!!
Mire burgun qe e bere tamam, po te rrafshuan restorantin megjithe hotel, per 5 levreke rezervati…qe nje miliarder spanjoll, nuk pati leke te holla ne xhep, te ti paguante…
I prishe imazhin e turizmit elitar, udheheqesit dhe…
Prandaj thote populli: “Me zjarrin, ujin dhe shtetin mos e krruaj, se te bejne gjemen…”




