E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Viktima dhe autori ishin kërkues floriri, gërmonin në varre (DYSHIMET E POLICISË)
Publik News

Viktima dhe autori ishin kërkues floriri, gërmonin në varre (DYSHIMET E POLICISË)

Detaje të reja nga vrasja në Gjirokastër, viktima dhe autori ishin kërkues floriri, gërmonin në varre (DYSHIMET E POLICISË)

Autori Mihal Thimjo

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 57 vjeçarit Gëzim Saraçi në Gjirokastër, i cili u godit për vdekje me sende të forta nga Mihal Thimjo.

Mësohet se autori dhe viktima të cilët ishin edhe miq me njëri-tjetrin janë edhe kërkues floriri, duke gërmuar nëpër varre.

Dyshohet se sherri me të dyve mund të ketë ardhur për këtë shkak, pasi mendohet se dy personat mund të kenë gjetur diçka me vlerë.

Autori 33 vjeçar Thimjo deklaroi në polici se sherri kishte të bënte me motive nacionalizmi, por policia dyshon se autori po fsheh të vërtetën që ka të bëjë me floririn që mendohet se 33 vjeçari e ka fshehur.

Viktima dhe autori kishin njohje të vjetra familjare, madje një ditë para vrasjes kishin qenë për drekë në Poliçan.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.