E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I infektuar dhe në intubim tek Infektivi, kush është Arben Bajo, skulptori që realizoi bustin e Vaçe Zelës në Lushnjë
Publik News

I infektuar dhe në intubim tek Infektivi, kush është Arben Bajo, skulptori që realizoi bustin e Vaçe Zelës në Lushnjë

Arben Bajo, i infektuar me koronavirus dhe i intubuar tek Infektivi është skultori i njohur që riktheu Vaçe Zelën në vendlindjen e saj në qytetin e Lushnjes.

Arben Bajo ka lindur në vitin 1967 në Gjirokaster, liceun e kreu në Fier dhe studioi skulpturë në Akademinë e Arteve të Bukura, në Tiranë, (1988-1992). Ka hapur shumë ekspozita personale në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Bajo krijoi bustin e Vaçe Zelën të ulur në një stol, ndërsa në dorë mbante kitaren e saj.

Bajo ka krijuar skulptura të bukura të personaliteteve të tjera të panumërta shqiptare si At Zef Pllumi në Shëngjin, Asim Zeneli në Gjirokastër dhe Lef Noci në Elbasan dhe shumë të tjera.

Bajo është i famshëm edhe për stilin e tij bashkëkohor. Ai numëron gjithsej nëntë ekspozita personale dhe dhjetëra bashkëpunime të tjera. Ajo që bie në sy menjëherë në veprat e tij është përqendrimi i tij në aspektin njerëzor, i përcjellur bukur në të dy anët e tij të prekshme dhe elastike.

Skulptori ka jetuar për afro 14 vjet në Greqi.

Bajo në Greqi bashkëpunoi me muze të ndryshme, për 6 vite ka dhënë edhe mësim në një shkollë private, derisa në 2008-ën u kthye përfundimisht në Shqipëri.

Ndërsa tani skulptori i njohur po lufton me jetën dhe ka nevojë për gjak A-NEGATIV nga një person që ka kaluar koronavirusin.

Miqtë e tij kanë bërë thirrje që ta ndihmojnë, pasi ai është në gjendje të rëndë dhe i intubuar.

 

c1e1b97abe154466cc526ae223df2e48_L_copy_copy_copy.jpg83325445_2544503759160703_475396856113790976_n-1024x828_copy_copy.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.