E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hoti konfirmon vajtjen në tryezën Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë: Takohemi më 2 shtator
Bota

Hoti konfirmon vajtjen në tryezën Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë: Takohemi më 2 shtator

dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell tha se udhëheqësit e dy vendeve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator. Ambasadori Grenell e bëri njoftimin të enjten në Twitter, por nuk dha hollësi të tjera, njofton Zëri i Amerikës.

Image

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka konfirmuar takimin me palën serbe në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator, siç kishte njoftuar më herët në Twitter, i Dërguari i Posaçëm i Trump, ambasadori Richard Grenell.

Në mesazhin e tij në Fb, Hoti shprehet:

“SHBA ka qenë gjithmonë vendimtare në procesin e shtetndërtimit të Kosovës.

Më 2 shtator takohemi në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar me palën serbe, si dy vende të pavarura, për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit. Kosova është e bekuar me miqtë që ka,” ka përfunduar Hoti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.