E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
9 viktima nga Covid dhe 162 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit
Lajme

9 viktima nga Covid dhe 162 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Situata vijon të jetë e rënduar në Kosovë nga pandemia e koronavirusit.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit 9 persona e kanë humbur jeten nga koronavirusi, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 425.

Nga 470 persona të dyshuar si të infektuar me Covid-19, kanë rezultuar pozitivë 162 prej tyre.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë.

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 425 persona e kanë humbur jetën nga Koronavuirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 11.848.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.