E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ursula von der Leyen mbështet propozimin e Ramës për ndërmjetësim të krizës në Bjellorusi
Publik News

Ursula von der Leyen mbështet propozimin e Ramës për ndërmjetësim të krizës në Bjellorusi

Pasi KE  dhe Presidenti i saj Charles Michel kanë pranuar propozimin e kryeministrit Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE, për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizës në Bjellorusi, ka reaguar presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Edhe Ursula von der Leyen ka mbështetur propozimin e kryeministrit, për ndërmjetësimin e OSBE në Bjellorusi.

“Ne jemi gati që të përfshihemi ne të gjitha format e ndryshme që të lehtësojmë tranzicionin paqësor demokratik në Bjellorusi. Ne mbështesim hapjen e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Dhe ka mbështetjen e fortë të OSBE-së.

OSBE është duke kërkuar mënyra që të lehtësoj dialogun në Bjellorusi. Bjellorusia është anëtare e OSBE. Kjo nuk kërkon shumë ndërhyrje, por hapjen e kanaleve te komunikimit brenda Bjellorusisë”, shkruhet në deklaratën e Ursula von der Leyen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.