Pak minuta pas përfundimit të ndeshjes FK Tirana – Dimano Tbilisi, ka reaguar presidenti Ilir Meta, i cili i ka shprehur urime të përzemërta skuadrës.
Në postimin e tij Meta, shkruan se kampionët tanë arritën një fitore fantastike në transfertë ndaj Dinamos së Tbilisit.
“Urime të përzemërta Tironës bardhë e blu për fitoren fantastike në transfertë ndaj Dinamo Tbilisi”, shkruan Meta.
Tirana ka fituar sonte 0:2 në fazën eliminatore ndaj Dinamos së Tbilisit në Gjeorgji, duke shkuar në fazën e dytë të kualifikueseve të Ligës së Kampioneve.




