Një 24-vjeçar është arrestuar në lidhje me ngjarjen e rëndë ditën e djeshme, ku një vajzë u gjet e pajetë.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Indrit Bajraktari, 24-vjeç.
Dyshohet se personi në fjalë bashkë me vajzën, 18-vjeçare kishin dalë në det me një skaf.
Kujtojmë që ditën e djeshme një vajzë 18-vjeçare, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur Vilun, Velipojë, në një distancë larg nga bregu, rreth 700-800 m është gjetur nga peshkatarët e pajetë.



